Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave B.H., E.B., F.I., B.B. dhe A.O. pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi. 1 – 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me nenin 31 të KP-ës, për veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm” nga neni 332 paragrafi 1 të KP-ës si dhe për veprën penale “vetëgjyqësia” nga neni 418 paragrafi 1 të KP-ës.
Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë B.H., në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., në cilësinë e inspektorëve komunal, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin me dashje detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara me ligj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për A.O., dhe B.B.
Në atë mënyrë që i akuzuari parë B.H., nuk ekzekuton konkluzionin e datës 12.12.2016 kundër B.B., dhe A.O., të cilët kishin vendosur objekte të përkohshme në pronën shoqërore me të drejtë shfrytëzimi të Agjencionit pyjor të Kosovës, ndërsa i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., përveç procesverbaleve dhe vendimeve të
inspektimit që kanë lëshuar prej vitit 2013, kanë zvarritur nxjerrjen e konkluzionit për ekzekutim të detyrueshëm.
Me këto veprime si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 – 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me nenin 31 të KP-ës.
Ndërkaq, i akuzuari i katërt B.B., është akuzuar për veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm” nga neni 332 paragrafi 1 të KP-ës.
Se i akuzuari i pestë A.O., akuzohet për veprën penale “vetëgjyqësia” nga neni 418 paragrafi 1 të KP-ës.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person