Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova arrin sot në Kosovë.
Trëndafilova pritet që t’i jap dritën e gjelbër arrestimeve dhe aktakuzave të para të kësaj gjykate.
Gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë Trendafilova, nesër do të ketë takime dypalëshe të rëndësishme me zyrtarë dhe organizata shtetërore.
Ajo po ashtu do të mbajë një fjalë në një veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese për organizatat e shoqërisë civile të cilat do t’i informojë për të rejat më të fundit në lidhje me veprimtarinë e Dhomave të Specializuara.
Avokati dhe njohësi i çështjeve juridike, Arianit Koci i ka thënë “arbresh.info” se aktakuza e parë e kësaj gjykatë veç është dorëzuar.
Koci ka thënë se presidenti Hashim Thaçi do të jetë pjesë e kësaj gjykate, por si dëshmitar./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...