Rakitic: E ardhmja e Lionel Messit në Camp Nou është në dyshime

09:01 | 22 Nëntor 2017
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic pretendon se nuk është plotësisht i sigurt që ylli Lionel Messi do të qëndrojë përgjithmonë në klub.

Ernesto Valverde konfirmoi që klubi ka rënë dakord me sulmuesin për një kontratë katër vjeçare gjatë verës, por marrëveshja nuk është nënshkruar ende, transmeton portali arbresh.info. Po ashtu, është thënë që klubi katalunas është duke përgatitur një kontratë jetësore për reprezentuesin argjentinas – ngjashëm si ajo që i është dhënë Andres Iniestas.

Spekulimet kanë qarkulluar rreth një largimi të mundshëm nga Camp Nou pasi Lionel Messi është cituar duke thënë se do të dëshironte të përfundonte karrierën e tij te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys. Por, Rakitic dëshiron që ai të qëndrojë në Spanjë gjatë gjithë karrierës së tij, por i ai është i pasigurt nëse kjo do të ndodhë në të vërtetë.

Ivan Rakitic nuk është i sigurt se Lionel Messi do të qëndrojë përgjithmonë në Barcelonë

“Leo është pjesë e simbolit të klubit”, ka thënë Rakitic.

“Kam besim se ai do [të qëndroj]. Ai nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm, ai është më shumë se kaq, të shikosh në karrierën e tij, do të thotë shumë për Barçën”

“Unë nuk mund të them 100 për qind nëse ai do të qëndroj apo jo. Ky është vendimi i tij dhe ju duhet ta respektoni se çfarë çdo person mendon apo bënë”

“Ne e dimë që tifozët dëshirojnë të shohin foton duke shtrënguar duart, edhe unë dua gjithashtu. Dua të luaj me Leon nesër, pas tri vite, pas pesë vite dhe në ardhmen”

“Gjëja e vetme që ju mund të thoni si një bashkëlojtarë është që ne dëshirojmë që ai të qëndrojë, ai ka të gjithë mbështetjen tonë dhe ne e shijojmë kohën me të”

“Nga ajo që kam lexuar dhe më është thënë, gjërat janë duke shkuar mirë. Kam besim te presidenti dhe në Leon si dhe e di që ai dëshiron të jetë me ne”, shtoi Rakitic.

Lionel Messi ka shënuar 12 gola në La Liga brenda 12 paraqitjeve këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme