Presidenti Ilir Meta theksoi se raportet që ka me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim tek sjellja e tij si kryetar i Republikës së Shqipërisë.
Sipas Metës, nga 24 korriku, kur mori detyrën e presidentit, partia e tij është vetëm kushtetuta e Shqipërisë.
“Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do.
Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën.” – u shpreh Meta në një intervistë për emisionin “200”, i pyetur për raportin e tij me kryeministrin e vendit.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën