Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se ai do të mirëpriste Mesut Ozilin në Camp Nou.
Mesfushori i Arsenalit, i cili do të mbetet pa kontratë në muajin qershor të vitit të ardhshëm, është një shënjestër për transferim në merkaton dimërore nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info. Arritja e Ozilit mund të kërcënonte pozitën e Rakiticit në skuadër, por reprezentuesi kroat ka thënë se do të mirëpriste yllin në skuadër.
“Kam luajtur me Ozilin në Gjermani”, ka thënë fillimisht Rakitic.
“A do të jetë ai i mirë për Barçën? Çdo lojtar që nënshkruan për Barçën është shumë i mirë. Unë mund të them vetëm se i besoj 100 për qind kolegëve të mi. Nëse dikush na bashkohet, ai do të jetë i mirëpritur”
“Sa i përket pjesës time, unë e bëjë më të mirën që mundem. I ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe klubin, dhe nëse dikush vjen, kjo do të ishte perfekte. Përndryshe, varet nga ne se sa përpiqemi për të arritur qëllimet tona”
Ozil ka shënuar një herë brenda 10 paraqitjeve këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...