“ Drejtësia e vonuar është drejtësi e humbur!”
Të ballafaqohesh me organet e Eulex-it, jo shumë herë mundesh të kesh një përceptim edhe të gabuar. Ne si shqiptar kemi vuajtur nën pushtime të ndryshme ndër shekuj dhe rrjedhimisht kemi vuajtur edhe nga sistemi i një drejtësie të drejtë. Në shikim të parë sa herë që të përmendim Misionin e Eulex-it si një mision i Bashkimit Europian, na krijohet një përceptim bindës se kemi të bëjmë me një mision i cili do të ndante ”drejtësi”. Por, ky përceptim përfundon vetëm atëherë kur mundë të përballesh me këtë mision apo edhe nëse bën një investigim për të kuptuar se me të vërtet ky mision ka standarde të shumëfishta. Këtë e dëshmoj ish-prokuroria Maria Bamieh e tani së fundi me dorëheqja e Malcom Simmons.
Skandale në misionin më të shtrejt të Bashkimit Europian, e që i kushtoi taksapaguesëve europian, e që fatkeqësisht këto skandale janë të një pasnjëshme çysh nga viti 2008 e këndej dhe assesi nuk përbëjnë lajm. Ky mision gjatë këtyre viteve ka shënuar më pak suksese dhe shumë dobësi. Ka qenë shumë larg nga pritjet e publikut se Eulex-i do të vendosë sundimin e ligjit të nivelit europian.
Pavarësisht disa arritjeve të kufizuara: në monitorimin, këshillimin e policisë kosovare, gjyqësorit dhe doganave, si dhe në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Objektivat më të rëndësishme të mandatit të Eulex-it nuk janë arritur. Misioni ka punuar për të bërë një përmirësim substancial në sundimin e ligjit të Kosovës por ka humbur mundësinë që të sjellë para drejtësisë autorët kryesorë për krime të luftës, paramilitarët serb dhe të korruptuarit e rangut të lartë.
Përderisa brenda këtij misioni veprojnë një konglomerat shtetesh të Bashkimit Europian dhe si i tillë përfaqëson interesa të caktuara të shteteve të ndryshme. Brenda këtij misioni veprojnë fraksione të ndryshme. Ne do të fokusohemi vetëm tek një Fraksion Kriminal që vepron brenda këtij misioni me në krye ish-prokurorin e këtij misioni, Mauricio Salustro, dhe me strukturën e tij, Vladimir Mikula, Arkadeus Sedek, Valeria Bolici. Të gjithë këta vijnë nga Polonia me përjashtim të Salustros por që i shfrytëzonte dhe dirigjonte vetë Salustro.
Nga ky fraksion kriminal që nga viti 2012 edhe vet unë jam viktimë e kësaj padrejtësie.
Për këtë çështje-Ankesë, kemi kërkuar hetim special me bashkë të akuzuarit tjerë siç njhet “Grupa e Dobrosinit” apo e “Lëvizjes së Lirisë”. Këto ankesa i kemi adresuar me kohë organeve kompetente, por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje të merituar nën preteksin e imunitetit që gëzojnë këta funksionar të këtij misioni. Ankesat që ne kemi bërë ndaj këtyre padrejtësive tani më po vërtetohen nga vet zyrtarët e këtij misioni.
Ky fraksion kriminal brenda këtij misioni, ndjek qëllime-instruksione të qarta me prapavi politike nga shteti serb. Duke qenë ndjekëse e qëllimeve dhe instruksioneve të qarta politike ky fraksion (këtu nuk e akuzoj tërë misionin e Eulex-it por vetëm këtë fraksion), bëjnë drejtësi sipas qëllimeve të dirigjuara. Për këtë çështje jam deklaruar për media qysh në tetor të vitit 2015, pasi kisha marrë disa informacione nga një diplomat mik i shqiptarëve e që nuk dua të precizoj për arsye subjective, më ofron disa të dhëna shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me rastin e gjykimit, ku ndër të tjera po e parafrazoj se: “ ky rast duhet gjykuar dhe fituar rastin, por me gjyqtarët që do ti përshtaten ish-Prokurorit Salustro” dhe kështu ngjau në atë kohë.
Mjafton t’i referohem sjelljes së ish-prokuroit Salustro ku në sallë të gjykimit na ofendon të gjithë të akuzuarëve si: “Monkeys, Shut Up!”,dhe gjyqtari Vladimir Mikula as që reagon ndaj kësaj sjelljeje arrogante. Kështu që nuk duhet habitur, që tani edhe në grupën e Drenicës kanë përdorur terme ofenduse si “kafshë”.
Në komentet e bëra nga Kryetari i Trupit Gjykues Arkadeus Sedek që e vë në dyshim paanshmërinë e tij, ku gjatë leximit të dënimit shprehej në prezencë të të gjithë akuzuarve e ku salla ishte përplot me publik:” Ju duhet të denoheni për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe ndjehem keq që privoheni nga liria për këtë çështje”.
Sipas deklaratës së Simmonsit se po ndëshkon shqiptarët për ti bërë qejfin Serbisë, kjo çështje më është e ditur botërisht, dhe jo rastësisht kam thënë çysh në vitin 2015 se drejtësia nga Eulex-i është drejtësi e satisfaksionit për Serbinë
Përderisa ishim duke pritur vendimin e Shkallës së Apelit përmes një zyrtari të Eulex-it më ofrojnë dalje nga burgu, ku si shkëmbim për të dalë i pafajshëm më kërkohet një shumë të hollash, fillimisht prej 300 000 eurosh, pastaj kjo shumë zbriti në 270 000 euro. Gjë që refuzova një gjë të tillë, për shitblerje të drejtësisë.
Me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës nga gjyqtaria Anna Adamska Gallant me numrin e rastit PML-241/15 në aktgjykimin që nxjerr ndaj nesh, ku i rrëzon dy shkallët, atë të Themelores dhe të Apelit dhe çështjen e kthen në rigjykim.
Aq kontravers ishte ky aktgjykim, pasi që nga vet pikat që i ka nxjerrë, çështja nuk duhet të shkonte në rigjykim por duhej shpallur aktgjykim shfajësues-lirues. Po i referohem vetëm pikës 68 të këtij aktgjykimi ku ndër të tjerash thotë:” Janë të mjaftueshme për të vënë në pikëpyetje qasjen e gjykatave më të ulëta në lidhje me prezantimin e gjetjeve dhe vlerësimin e provave, të cilat ngritin pyetje sa i përket një procedure gjyqësore të drejtë, rrjedhimisht është dëmtuar saktësia e të gjeturave të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit”.
*Autori i këtij shkrimi është Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje