Cila ishte arsyeja që Big Mama ndërpreu lidhjen pak ditë para dasmës?

07:39 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjatë periudhës së verës, të gjithë prisnin damsën e famshme të këngëtares kosovare, Big Mama. Ajo e kishte paralajmëruar zhvillimin e kësaj dasme në shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Këngëtarja nuk foli më kurrë për këtë çështje, deri ditën e djeshme. Në një intervistë për “RTV 21”, Big Mama ka rrëfyer arsyet e ndarjes, duke thënë se ishin dy persona nga dy botë të ndryshme.

“Gjithçka ka marrë fund dhe jam lidhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht… Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund. Ai të vazhdojë rrugën e vet, e unë në rrugën time. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët mund të më marrin në telefon!”- u shpreh me humor këngëtarja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme