Momenti kur babai i nuses surprizoi vajzën e tij me një këngë të shkruajtur nga vetë ai është bërë virale.
Kërcimi babë e bijë kërkon të tregojë marrëdhënien e ngushtë të nuses me personin më të rëndësishëm në jetën e saj. Mbi të gjitha, kënga e zgjedhur duhet të ketë elementët e duhur për të qenë prekëse, domethënëse dhe emocionuese.
Kur Robert David nuk arriti të gjente të përsosurën, vendosi të shkruantë një të tillë. Në momentin që Kayla doli në pistën e kërcimit, nisi të përlotej duke bërë të gjithë sallën që të emocionohet me tekstin që i përkiste asaj.
“Para gjashtë muajsh, Kayla më shkruajti për të zgjedhur këngën që do kërcenim në dasmë. Ajo më përmendi këngët e mia të preferuara dhe tha se miqtë e saj do e pëlqenin performancën. Përgjigja ime ishte të mos shqetësohej sepse e kisha zgjidhur. Por për gjashtë muaj nuk zgjodha një këngë, e shkruajta një të tillë dhe shpresoj të të pëlqejë,” – tha Robert për të treguar historinë asaj e të ftuarve.
Për të mos munguar pamja, ai kishte vendosur disa fotografi të Kayla që nga fëmijëria, gjë që ishte tepër emocionuese për të gjithë të pranishmit.
Video është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka arritur mbi 2 milionë klikime.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel