Gërhitja është një tingull i ngjirur dhe i vrazhdë që krijohet kur keni bllokim të pjesshëm të frymëmarrjes gjatë gjumit për shkak të një problemi të caktuar. Shpeshherë gërhitja mund të jetë tregues i problemeve serioze me shëndetin. Për më tepër, ajo mund të jetë shumë e bezdisshme për partnerin/partneren tuaj.
Më shumë se gjysma e të rriturve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues.
Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.
Simptomat
Gërhitja shpesh shoqërohet më çrregullim të gjumit, i quajtur apnea obstruktive e gjumit. Jo të gjithë ata që gërhasin kanë këtë çrregullim, por, nëse gërhitja shoqërohet me një nga simptomat e mëposhtme, është e këshillueshme të vizitoheni nga një mjek për të shmangur përkeqësime të mëtejshme:
Zhurmë gjatë fjetjes
Gjendje të përgjumur gjatë ditës
Vështirësi në përqendrim
Dhimbje koke në mëngjes
Dhimbje të fytit
Gjumë jo të qetë
Gulçime ose marrje fryme gjatë natës
Tension i lartë i gjakut
Dhimbje të kraharorit gjatë natës
Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj
Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Paraqituni tek mjeku nëse keni një nga simptomat e lartpërmendura, pasi mund të jenë tregues nëse gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit.
Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.
Shkaqet
Shumë faktorë , si anatomia e gojës dhe sinuseve, konsumimi i alkoolit, alergjitë, gripi dhe pesha mund të shkaktojnë gërhitjen.
Kur ju zë gjumi dhe vazhdoni nga një gjumë i lehtë në gjumë të rëndë, muskuli në kulmin e gojës, gjuha dhe fyti relaksohen. Indet e fytit relaksohen mjaftueshëm sa mund të bllokojnë pjesërisht rrugët e frymëmarrjes dhe dridhen.
Sa më e ngushtë të jetë rruga e frymëmarrjes, aq me forcë bëhet frymënxjerrja. Kjo shkakton shtimin e vibrimit të indeve dhe atë gërhitjen e fuqishme, shkruan Shendeti.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...