Google ADS

32 të vrarë nga sulmi me bombë në Irak

23:44 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një kamion bombë ka shpërthyer në qytetin verior të Tuz Khurmatu duke lënë 32 persona të vdekur e 75 të plagosur, raporton Press Tv.

Sulmi ndodhi në një treg në qytetin që është pjesë e provincës së Kirkukut, transmeton portali arbresh.info

Sipas burimeve mjekësore, pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë, ndërsa shifra pritet të rritet.

Të paktën gjashtë pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë ishin në mesin e të vrarëve.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme