Zhduken dy adoleshente në Tiranë

21:38 | 21 Nëntor 2017
M. A.

Dy adoleshente janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Familjarët e tyre i kanë denoncuar në polici si të zhdukura.

Dyshimet janë se ato kanë ikur drejt Kosovës. Ja njoftimi i policisë Tiranë për ngjarjen.

“Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme