Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj përpjekje shtesë në zgjidhjen e krizës koreane dhe atë duhet ta bëj përmes mënyrës diplomatike dhe jo të bëj të kundërtën, tha ministria e Jashtme kineze, një ditë pasi SHBA e rivendosi Korenë Veriore si një sponsor shtetëror të terrorizmit.
“Ne ende shpresojmë që të gjitha partitë relevante mund të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, në mënyrë që të rifillohen bisedumet dhe të miratohet udha e duhur për zgjidhjen e çështjes së Gadishullit Korean përmes dialogut dhe konsultimeve”, tha Lu Kang, zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze për AFP, transmeton portali arbresh.info
Lu e përshkroi situatën si “të ndjeshme” dhe shtoi se do të ishte e “dobishme për t’i kthyer të gjitha palët në tryezën e negociatave”.
Presidenti Donald Trump të hënën ka marrë vendim që Korenë Veriore ta riemërojë sponsor shtetëror të terrorizmit, ndërsa ka shtuar se për Phenianin pritet të vendosen edhe sanksione tjera.
“Kjo duhet të kishte ndodhur vite më parë”, tha Trump, duke shtuar se Pheniani “vazhdimisht” ka sponsorizuar aktetet e terrorizmit, duke përfshirë edhe vrasjet në tokë të huaj./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?