Pas Britanisë së Madhe, listës së vende të palumtura në BE i janë shtuar edhe Polonia, Malta, Italia dhe Sllovakia.
Në të kundërten, 20 shtete anëtare thonë se janë më të lumtura sesa para 5 vitesh.
Në Portugali 83 përqind e njerëzve janë të lumtur që janë pjesë e BE-së, duke shënuar rritje deri në 31 përqind që nga viti 2012.
Në Irlandë niveli i lumturisë është 90 përqind, një rritje prej 15 përqind në pesë vite të fundit, duke e lënë Luksemburgun të mbajë të vendit e dytë për nga vendet më të lumtura, me rreth 97 përqind, transmeton portali arbresh.info
Holanda dhe Danimarka kanë 92 përqind të popullsisë të lumtur që janë pjesë e BE-së.
Vendi që mban kurorën si kombi më i palumtur në BE është Hungaria, ku vetëm 57 përqind e njerëzve thonë se janë të kënaqur që janë pjesë e bloku, duke lënë pas Republikën Çeke (58%) dhe Rumaninë dhe Greqinë (të dyja 62%).
Komisioni Europian intervistoi rreth 1 mijë njerëz në çdo shtet anëtar të BE-së.
Sondazhi gjeti se 91 përqind e njerëzve në BE janë të kënaqur me jetën e tyre familjare dhe 64 përqind janë të kënaqur me okupimet e tanishme.
Në përgjithësi, 78 përqind e njerëzve në BE janë të lumtur që janë pjesë e bllokut. /arbresh.info/
https://twitter.com/guyverhofstadt/status/932907632746254336?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fs.yimg.com%2Fos%2Fyc%2Fhtml%2Fembed-iframe-min.2d7621e2.html
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...