Google ADS

Arrestohet një person nga Njësia Speciale në Prishtinë

20:13 | 21 Nëntor 2017
M. A.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, në orët e mbrëmjes ka arrestuar një të dyshuar shqiptar për veprën penale mosrespektim i rregullave të trafikut.

Rastin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, nga Drejtoria e Policisë së Kosovës në Prishtinë, i cili shtoi se ndalimi i të dyshuarit ka ndodhur saktësisht tek Katedralja ”Nënë Terezë”.

“Policia e Kosovës ka shoqëruar për procedura policore një person i cili më vonë është liruar”, ka thënë Krasniqi për portalin arbresh.info.

Pas shqyrtimit të të gjitha masave, policia ka shqiptuar një tiketë trafiku, ngasësit të dyshuar e më pas e ka liruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme