Nëna “harron” fëmijën në makinë

19:17 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Jelena M. nga Beogradi ka lënë fëmijën  gjashtë muajsh në parking.

Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Beograd. Për shkak të parkimit jo të duhur, karrotreci e ka larguar makinën nga vendi dhe askush nuk e ka vërejtur që ka fëmijë brenda, transmeton portali arbresh.info

“Ka qenë shumë errët. Nuk është dëgjuar asnjë zë apo e qajtur që tregon se ka fëmijë. Duke ngritur makinën ,dikush nga punëtorët ka lajmëruar se fëmija gjendet brenda në makinë”, kanë thënë  punëtorët e “Parking servis”.

Ndërsa nëna e fëmijës sipas tyre, është justifikuar se ka shkuar që ta shohë bashkëshortin dhe nuk e ka marrë fëmijën me vet që të mos ketë të ftohtë.

Për më tepër, ndërmarrja “Parking servis” kanë lajmëruar qendrën sociale për mosinteresim të fëmijës nga ana e nënës./arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme