Haxholli: S’ka dëshmi për rinumërim total

19:00 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

“Këto zgjedhje janë raportuar si të rregullta dhe demokratike, bile është thënë se janë më të mirat të organizuara deri tani. Procesi si tërësi nuk mund të kthehet prapa, pasi tashmë është përfunduar, por duhet të shihet ku mund të korrigjohet, në cilat vende mund të kemi rinumërim, e të ngjashme”.

Analisti Fatmir Haxholli ka thënë se rinumërimi i votave në nivel të përgjithshëm nuk do të ishte i sinjal i mirë dhe as diçka e nevojshme, pasi nuk ka dëshmi të mjaftueshme që ky proces të ndodhë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se edhe bartja e njerëzve për të votuar sanksionohet me ligj vetëm në rastin kur ka korrelacion me subjekte të caktuara politike, por jo edhe kur ajo është në nivel vullnetar, pa lidhje me ndonjë subjekt të caktuar politik.

“Ligjet dhe procedurat vlejnë si për subjektet politike, si për KQZ-në dhe as mund të ndryshohen në fund të një procesi. Po të njëjtat ligje dhe procedura tregojnë si duhet të adresohet një parregullsi. Partitë politike kanë pasur njerëzit e tyre që kanë monitoruar procesin dhe në ato vende ku mund të ketë pasur parregullsi, besoj se duhet të hetohen”.

“Këto zgjedhje janë raportuar si të rregullta dhe demokratike, bile është thënë se janë më të mirat të organizuara deri tani. Procesi si tërësi nuk mund të kthehet prapa, pasi tashmë është përfunduar, por duhet të shihet ku mund të korrigjohet, në cilat vende mund të kemi rinumërim, e të ngjashme”.

“Nëse kemi të bëjmë me thirrje për të votuar një kandidat të caktuar, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Pastaj duhet të shikohet thirrja a është bërë në nivel personal, apo e organizuar. Dhe së fundmi, transporti komercial është i sanksionuar me ligj, por jo edhe ai vullnetar, që mund të kryhet, po nuk qe mbi baza politike”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme