Erdhi fundi i muajit dhe ju mbetët përsëri pa para?
E gjeni veten me faturat e grumbulluara në cep të tavolinës suaj? Përpiqeni por e keni të pamundur ta mbyllni muajin pa borxhe? Më poshtë do të gjeni disa mësime shumë të vlefshme nga njerëz të cilët arrijnë ta mbyllin muajin me sukses pavarësisht të ardhurave të tyre.
Rregull nr 1, kurrë mos i paguani faturat me vonesë
Ata që gëzojnë pak ose aspak borxhe kanë arritur në konkluzionin se vonesa e pagesës së faturave mujore është një mënyrë për t’u zhytur në borxh. Vonesa në pagesë qoftë edhe për disa ditë të vetme përkthehet në shumë para kur bëhet fjalë për kartën e kreditit. Nëse keni problem me mbajtjen mend të faturave që duhet të paguani ju mund të zgjidhni sistemin automatik në bankë ku të gjitha paratë ju tërhiqen automatikisht në ditën e caktuar dhe ju nuk do t’ju duhet të mbani më mend asgjë.
Kurrë mos e injoroni pjesën e kursimeve
Nëse doni të shmangni borxhin është e rëndësishme që të keni një fond të shëndetshëm kursimesh. Do të vijnë ditë kur do të keni vërtet nevojë prandaj bëjini një favor vetes tuaj deh kurseni një kuotë të caktuar çdo muaj sado e vogël të jetë ajo. Nëse nuk e keni një të tillë në një rast emergjence nuk do t’ju mbetet asgjë tjetër përveçse të merrni borxh disa para.
Mos jepni para pa dallim
Njerëzit të cilët e jetojnë jetën e tyre pa borxhe janë të kujdesshëm me paratë e tyre. Ata nuk japin hua për këdo që kërkon dhe sigurohen gjithnjë që do t’i marrin mbrapsht paratë e tyre.
Mos u mbështesni te karta e kreditit
A e përdorni kartën tuaj të kreditit shpesh? Madje edhe për shpenzimet më të vogla. Nëse dëshironi të mos zhyteni në borxhe duhet të kuptoni dhe të jeni të vetëdijshëm se karta e kreditit duhet të përdoret me masë. Një kartë krediti është e domosdoshme por duhet të jeni të kujdesshëm që pagesat e saj t’i bëni në ditën përkatëse pasi në të kundërt do të pendoheni që e keni atë kartë kur të shikoni çmimet e kripura për vonesën e pagesës.
Mos blini një shtëpi të madhe
Nëse familje juaj përbëhet nga katër persona ju nuk keni nevojë për gjashtë dhoma gjumi, apo një dhomë të veçantë e cila rri bosh. Shpenzimi I parave në shtëpi mund t’ju zhysë në borxhe e të mos e merrni dot veten. Kështu që nuk keni përse të shpenzoni paratë tuaja për një gjë të panevojshme.
Mos u krahasoni me të tjerët
Njerëzit me pak ose aspak borxhe e kuptojnë se bari nuk është gjithnjë i gjelbër në anën tjetër. Ata e dinë se duhet shumë punë dhe para për ta mbajtur atë bar të gjelbër. Në vend që të bëheni ziliqarë ndaj të tjerëve që arrijnë të mbyllin muajin me sukses kujdesuni për veten që dhe ju të jetoni brenda mundësive tuaja dhe jo të shikoni e krahasoheni me të tjerët.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...