Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdoje agjendën e takimeve në kryeqytetin kanadez, Otava.
Presidenca ka konfirmuar se Thaçi gjatë ditës do të pritet me nderime të larta nga homologia e tij, Julie Payette, shefen e shtetit, e cila është edhe Komandante e Forcave të Armatosura të Kanadasë.
Paradite, presidenti Thaçi do të takojë deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kanadez, ku do të flas për të arriturat e Kosovës në një dekadë si shtet dhe për zhvillimet në Evropën Juglindore.
Ky shkëmbim ndërmjet presidentit dhe anëtarëve te Komisionit për Politikë të Jashtme, do të transmetohet l drejtpërdrejt edhe në kanalin publik të Parlamentit.
Presidenca ka konfirmuar se Thaçi sot nënshkruan edhe deklaratën e qëllimit qe i paraprinë marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.
Në ditët në vijmë, Thaçi pritet të ketë takime te tjera edhe me përfaqësues të lartë kanadez.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele