Google ADS

Recetat si duhet ta filloni një ditë të shëndetshme

17:41 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kafjallin nuk guxoni ta anashkaloni; kjo shujtë ofron energji për të gjitha aktivitetet e ditës, parandalon konsumimin e tepërt të ushqimit gjatë ditës.

Ja propozimet për një kafjall të shëndetshëm:

KIFLE, JOGURT, SALLATË

Propozimi i parë është një kifle integrale, sallatë dhe një prodhim qumështi, ose jogurt ose kos. Përse një kafjall si ky është i rëndësishëm për organizëm? Pjekurinat integrale janë të pasura me fibra, vitamina, minerale, përmbajnë jod dhe acid folik. Nga ana tjetër, prodhimet e tharta të qumështit dhe sallata lehtësojnë tretjen. Sepse janë të pasura me fibra.

VEZË TË ZIERA, SALLATË DHE KIFLE INTEGRALE

Vezët janë zgjedhje e shkëlqyeshme, sepse kanë pak kalori, krahas kësaj janë të pasura me proteina, vitamina D, B12 dhe selen.

PJEKURINA INTEGRALE ME XHEM

Do të ishte mirë që kafjallin ta filloni me një rriskë pjekurinë integrale me xhem, por vetëm me xhem nga pemët dhe pa sheqer shtesë. Pemët ofrojnë energji derisa janë edhe burimi i duhur për energjinë natyrale. Krahas kësaj mund të pini edhe një gotë qumësht bimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme