Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Kiyoshi Koinuma.
Kryeministri Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale që ka Kosova me Japoninë. Kosova, bashkë me 10-vjetorin e pavarësisë së saj, shënon edhe 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Japoninë, e cila e njohu Kosovën vetëm 1 ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadorin Koinuma për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Japonisë për Kosovën, sidomos në sektorin e shëndetësisë.
Kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar nevojën e vazhdimit të thellimit të tyre, duke kërkuar që Japonia të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në agjendën e saj multilaterale, specifikisht për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol.
Ambasadori Koinuma e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe theksoi se Japonia do të vazhdoj të jetë mbështetëse e madhe e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik./arbresh.info/
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...