Google ADS

Ahmeti: Zjarrfikësit treguan humanitetin e profesionit

16:40 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Tahir Ahmeti, njohës i emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, në profilin e tij në facebook ka shkruar për rastin e djegies së një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit”, shkruan arbresh.info.

Ai ka falënderuar zjarrfikësit për shpëtimin e jetës së një fëmijë duke shkruar se zjarrfikësit treguan humanitetin e profesionit, madje edhe profesionalizimin e tyre.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook:

Sot, zjarrëfikësit shpëtuan një jetë fëmije.

Zjarrëfikësit treguan humanitetin e profesionit.

Treguan profesionalizmin e tyre në Kosovë.

Secili prej nesh ka dëgjuar alarmin dhe ka parë në lëvizje makinat e zjarrfikësve shpëtues nëpër rrugët e Kosovës. Sigurisht, mendimi i parë i secilit prej nesh është shpresa për shpëtim të jetës së njerëzve, pastaj edhe për shpëtimin e pronës së qytetarëve.

Kjo, sot, na u dëshmua të gjithëve.

Ju lumtë, zjarrëfikësa trima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme