Komisionari për zgjerim Johanes Hahn, pas vizitës dy ditore në Maqedoni pret nga drejtuesit e shtetit dhe aktorët politik të unifikohen për interesat shtetërore. Për këtë Hahn tha se ka marrë garanci të forta nga lideri i opozitës ish kryeministri Nikolla Gruevski.
“Mora premtimin e partisë më të madhe opozitare se në momentet kur bëhet fjalë për qëllimet kombëtar dhe perspektiva Evropiane është një qëllim kombëtar, të gjithë faktorët relevant të cilët e kanë në agjendën e tyre perspektivën Evropiane do të mbështesin procesin pavarësisht nëse janë pjesë e Qeverisë apo opozitës. Mora premtimin edhe të Gruevskit se edhe VMRO-DPMNE-ja është e përkushtuar për perspektivën Evropiane dhe do të luaj rol konstruktiv – tha Johanes Hahh, Eurokomisioner”.
Hahn tha se nuk është kompetent për të ndërhyrë në çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë por shtoi se, zgjidhja ideale e kontestit do të ishte ajo që do të buronte nga dialogu mes palëve. Sa i përket zgjedhjeve lokale dhe ankesave të opozitës ndaj procesit, Hahn tha shkurt se duhet pritur vlerësimi përfundimtar i OSBE-ODIHR-së, raporton Alsat-M.
“Po shohim përmirësime në këtë vend dhe përderisa i dedikohemi sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dua të them se kjo çështje është adresuar nga institucione relevante dhe të gjitha rekomandimet përfshi edhe të ODIHR-së, nuk janë thjeshtë të shkuara por edhe rekomandime të cilat synojnë zbatimin e tyre në proceset tjera zgjedhore – u shpreh Johanes Hahh, Eurokomisioner”.
Në agjendën e takimeve ai nuk kishte paraparë takim edhe me kreun e Besës Bilall Kasami dhe atij të PDAH-së Menduh Thaçi.
Komisionari Hahn pas takimit me kryeministrin Zaev porositi se Brukseli po i ndjek nga afër proceset e reformave dhe se vendi në shkurt të vitit 2018 mund të marrë vlerësime pozitive. Sipas tij, prioritet duhet pasur reformat në shërbimet e sigurisë, gjyqësorë dhe administratën publike.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...