Google ADS

Molliqaj: LDK e PDK si “fëmiu i vogël”, vetëm ankohen

16:29 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se LDK-ja, e PDK-ja po sillen si ai “fëmiu i vogël”, i cili sa herë humbë ankohet.

Sipas tij zgjedhjet kanë përfunduar t dielën  dhe Vetëvendosje është fituese në Prishtinë dhe Prizren.

Ky është statusi i tij i plotë:

“LDK-ja e PDK-ja po sillen si ai ”fëmiu i vogël” i cili sa herë humbë ankohet dhe kërkon me e nisë lojën nga fillimi.

Zgjedhjet kanë përfunduar të dielën dhe VETËVENDOSJE! është fituese në Prishtinë dhe Prizren. Ndaq pranojeni tash, ndaq priteni certifikimin e rezultateve. Ama, mos vazhdoni me shpifë përmes mediumeve tuaja propaganduese sepse fushata ka mbaruar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme