Rusia ka thënë se nuk ka ndodhur aksident bërthamor në territorin e tyre pavarësisht gjurmëve jashtëzakonisht të larta të izotopeve radioaktive.
Shërbimi meteorologjik i Rusisë ka pranuar se ka matur ndotjen me ruthenium-106 njëmijë herë mbi vlerën normale në malet e Uralit, transmeton portali arbresh.info
Thuhet se nuk ka rrezik për shëndetin.
Njoftimi duket të ketë konfirmuar raportimet e institutit të sigurisë bërthamore në Francë, që gjeti ndotje radioaktive në Evropë.
Instituti i Sigurisë Bërthamore dhe mbrojtjes radioaktive (IRSN) ka thënë me 9 nëntor që kishte hasur në ruthenium-106 në Francë. Është thënë më tej se burimi i ndotjes mund të ketë qenë një aksident bërthamor në Rusi ose Kazakistan./arbresh.info/
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...