Vizita e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova të enjten në Kosovë pritet që t’i jap dritën e gjelbër arrestimeve dhe aktakuzave të para të kësaj gjykate.
Por, aktakuza e parë e kësaj gjykate tashmë është ngritur.
Avokati dhe njohësi i çështjeve juridike, Arianit Koci i ka thënë “arbresh.info” se aktakuza e parë e kësaj gjykatë veç është dorëzuar.
Koci thotë se presidenti Hashim Thaçi do të jetë pjesë e kësaj gjykate, por si dëshmitar.
“Tani, infrastruktura ligjore dhe logjistika e Gjykatës Speciale janë përfunduar, dhe besoj që pas vitit të ri, do të filloj procedimi penal i të pandehurve. Sidoqoftë, unë kam informacion që aktakuza e parë është dorëzuar. A do të procedohet penalisht z. Thaçi, pasi që emri është përfolur shumë. Në bazë të informatave që i kam dhe analizës sime, z. Thaçi nuk do të jetë fare i proceduar penalisht. Eventualisht mund të thirrët në cilësinë e dëshmitarit”, është shprehur Koci për arbresh.info.
Koci, madje ka cituar edhe nenin, i cili tregon se “Aktakuza, sipas rregullit 86 të Rregullores se Procedurës dhe te Provave, është e mundur të dorëzohet të gjykatësi i procedure paraprake, ex parte, ne mënyrë konfidenciale, pa e ditur i pandehuri në këtë faze te procedurës”.
Sipas tij, me vizitën e kryetares së kësaj gjykate, e cila të enjten do të vij në Kosovë, nuk do të ketë diçka spektakulare. Kjo sipas Kocit, pasi është afruar koha e fillimit të veprimeve konkrete të Gjykatës Speciale, dhe kjo është një vizitë informuese dhe protokolare.
“Mos të harrojmë, kjo gjykatë është gjykatë kosovare – me letra. Qëllimisht po e them me letra, se pos emrit, asgjë nuk ka kosovare. A do të fillojë shpejt me punë kjo gjykatë, vështirë është të thuhet. Duhet të definohet së pari se çka nënkuptojmë me fjalën shpejt. Është fakt notor që hetimet janë zhvilluar që disa vite. Vonesat janë evidente”, thotë avokati Koci.
Megjithatë, ai thotë se është interes nacional i Kosovës që kushdo që dyshohet se ka kryer krime, të gjykohet dhe të merr dënimin e merituar.
Avokati Koci thotë se Kosova gjatë kësaj kohe duhet patur kujdes nga manipulimet dhe informat e rrejshme që vijnë nga Serbia, që kanë për qëllim dënimin e personave të pafajshëm. Ai thotë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk do të ketë punë me këtë gjykatë.
“Por, në të njëjtën kohë, nuk duhet të lejojmë që organet e sigurisë të Serbisë, t’a manipulojnë Gjykatën Speciale me informata të rrejshme, dhe të krijojnë situata ku personat e pafajshëm të dënohen. Sa i përket z. Haradinaj, ai e ka dëshmuar pafajësinë e vet, dy herë para drejtësisë ndërkombëtare. Çdo ditë e luftës së tij, është hetuar nga ana e Prokurorisë së udhëhequr nga Carla sel Ponte. Pas çdo hetimi ka rezultuar se z. Haradinaj ka bërë luftë çlirimtare, të pastër dhe të drejtë, në përputhje me Konventat e Gjenevës”, pohon Koci.
Ndryshe, një ditë më parë Gjykata Speciale ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar më shumë rreth vizitës së Trendafilovas. Sipas këtij njoftimit Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë si Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.
Gjatë vizitës, Kryetare Trendafilova do të mbajë gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuara. /Arbresh.info/
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...