Kampioni i Francës, Monaco është duke kërkuar transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan.
30-vjeçari ka vendosur të largohet nga gjiganti katalunas në merkaton e ardhshme të transferimeve dhe ishte duke u kërkuar shumë për rikthim te Galatasaray, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, raportet e fundit sugjerojnë që Monaco i është bashkuar garës gjithashtu dhe tashmë ata kanë shtruar ofertën fillestare.
Super agjenti Jorge Mendes ka qenë i përfshirë gjithashtu në negociata, gjë që do të thotë se klubi në Stade Louis e ka seriozisht transferimin e Arda Turanit.
Ylli turk nuk ka arritur të tregoj vetën në Camp Nou, megjithëse në të vërtetë nuk i është dhënë shansi për të shkëlqyer./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit