Zyrtare: Oddo merr detyrën te Udinese

15:00 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Udinese ka konfirmuar zyrtarisht se Massimo Oddo është zëvendësuesi i Luigi Del Nerit si trajner.

Orë më parë u konfirmuar zyrtarisht se Del Neri është shkarkuar dhe fituesi i Kampionatit Botëror pritej të zëvendësonte atë, transmeton portali arbresh.info.

Tani, Zebrette ka konfirmuar zyrtarisht se ish trajneri i Pescaras do të marrë detyrën në skuadër.

“Ne jemi të kënaqur t’iu njoftojmë që Massimo Oddo është emëruar si trajner i ri i Udineses”, njoftoi klubi para konferencës së Oddos për shtyp.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme