Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim, Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, të cilin e ka njoftuar për reformat legjislative në fushën penale dhe civile, që kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ministri Tahiri theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit me Slloveninë sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile.
Ambasadori Bertoncelj u shpreh i kënaqur me reformat që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtejme të
Kosovës.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...