Pas bisedimeve eksploruese për të formuar qeverinë e ardhshme të Gjermanisë, e tëra u shëmb në mënyrë dramatike pas mesnatës të së dieles. Fajtori u gjet shpejt.
Christian Linder, kreu i partisë FDP, ngjante sikur e kishte orkestruar largimin nga bisedimet.
Megjithatë, gjatë javëve në vazhdim, mediat gjermane duhet të pyesin nëse arsyeja e vërtetë për paralizën politike në vendin me ekonominë më të madhe në Europë qëndron te një politikan tjetër, të Angela Merkel.
Kolegët e partisë së Merkel dhe politikanët e partisë së Gjelbërt unanimisht kishin drejtuar gishtin nga Linder.
Se cilat vija të kuqe të partisë së Linder ishin tejkaluar gjatë bisedimeve të koalicionit, ai nuk ka qenë në gjendje të ofrojë detaje.
Në një vend ku stabiliteti politik vlerësohet aq shumë, sikurse në Gjermani, akuzat e pamatura mund të përndjekin aleatin tradicional të CDU-së së Merkelit për vitet që do vijnë.
Dhe akoma, bisedimet e koalicionit në muajin e fundit kanë treguar se koalicioni “Xhamajka”, ka të ngjarë që të jetë i paqëndrueshëm, i mbushur me mosbesum dhe shëmbja e tij ka qenë e pritshme.
“Është më mirë që një aleancë qeverisëse të rrëzohet para se të jetë falsifikuar, sesa të zvarritet në mosmarrëveshje në periudhën legjislative”, shkroi të hënën gazeta gjermane konservatore, Frankfurt Allgemeine Zeitung.
Pezullimi i FDP dhe mungesa e vullnetit të socialdemokratëve për të hapur bisedime rreth një “koalicioni të madh” me CDU, janë të lidhura direkt me pyetjen e Merkelit: të dyja palët pësuan pengesa ekzistenciale pasi hynë në qeveri me një kancelare e cila është bërë eksperte në miratimin dhe bashkërendimin e politikave kryesore të partive tjera.
“Në javët e fundit, Merkel ka qenë një derë që hapet në dy anët e spektrit politik”, tha Gero Neugebauer, profesori i shkencave politike në Universitetin e Berlinit. “Por kjo strategji nuk ka funksionuar dhe debate rreth tradhëtisë së Linder tashmë po merr kahje në një debat që flet për dështimin e Merkelit”.
Mbetet e mundshme që zemërimi moral në lidhje me FDP-në mund të formojë një marrëdhënie emocionale për një koalicion qeverisës mes CDU-së dhe Partisë së Gjelbërt, por kjo nuk do të kishte 42 vende të një shumice dhe duhet të mbështet edhe nga partitë tjera. Kjo është një situatë e pashembullt për një qeveri të re në Gjermaninë e pasluftës.
Por ai një qeveri e pakicës ose zgjedhjet e reja do të përfshirjnë së pari autoritetin e kancelarisë së Merkelit që tashme testohet në Bundestag. Për të inxhinuar një votim mosbesimi që do të shkaktonte sondazhe të reja, Merkel duhet të votohej formalisht si kancelare e Gjermanisë. Nëse ajo nuk arrin të fitojë shumicën e mjaftueshme, humbja e fuqisë së saj do të vjen dhe do të qëndrojë e mprehtë në fokus.
Mëgjithatë, edhe nëse do të ketë zgjedhje të reja në pranverën e vitit të ardhshëm, është e mundur që Merkel të kandidojë përsëri.
17 vite pasi morri detyrën e partisë konservatore të Gjermanisë, ende nuk ka kandidat të besueshëm që mund të krijonin grusht shtet, poashtu ende nuk ka kandidat tjetër që do të merrte bekimin për të qenë në krye. Tani për tani, e vetmja parti që kërkon largimin e Angela Merkel është e partia e djathtë ekstreme AfD.
Fundi i Merkelit mund të jetë më afër sesa që është menduar ndonjëherë. Por kur vjen kjo kohë, ajo të vazhdojë të qëndrojë, sepse asaj i pëlqen të kërcëje, në vend se ta shtyejnë.
Burimi: The Guardian
Përktheu dhe përshtati: arbresh.info
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...