Google ADS

Tahiri takohet me ambasadorin slloven, flasin për sundimin e ligjit

14:32 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, të cilin e ka njoftuar për reformat legjislative në fushën penale dhe civile, që kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ministri Tahiri theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit me Slloveninë, sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile.

Ambasadori Bertoncelj u shpreh i kënaqur me reformat që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtejme të Kosovës.

Të ngjashme