Robert Aliajn e qëllojnë me miell!

15:02 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kimia mes dy të ftuarve të sotëm në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan, i ka mbërthyer të gjithë përpara ekranit.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja dhe artistin Robert Aliaj.

Edhe pse thanë se nuk kanë marrëdhënie të mira me gatimin, të dy të ftuarit e kanë shijuar procesin në kuzhinën e Tv Klan duke ndihmuar edhe njëri-tjetrin me recetat.

Gjatë kohës që Aliaj bënte brumin për kulaçin e Lubonjës, kjo e fundit e ka lyer me miell.

“Janë ca spektakle ose teatro që bëhen”, tha Monika teksa shpërndau mbi Aliajn miellin që mbante në dorë.

Ndërkohë Aliaj është “hakmarrë” shpejt, duke i pirë vezët.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme