Google ADS

KQZ anulon 22 zarfe të votave me kusht, kthen në rinumërim një vendvotim në Prizren

14:20 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që 22 zarfe të votimit me kusht të anulohen e po ashtu të kthehet në rinumërim një vendvotim në Prizren, nga zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme pas kërkesës nga Qendra për Numërim dhe Rezultate, shkruan arbresh.info.

Burim Ahmetaj, koordinator në QNR ka thënë se bëhet fjalë për tetë vendvotime ku nevojitet anulimi i votimeve me kusht.

“Në Prizren është një vendvotim me numër 2008A/01R  i cili ka pasur mospërputhje po ashtu edhe KKZ-ja e ka identifikuar si problem. Janë po ashtu 22 zarfe të votimeve në kusht në 8 vendvotime për anulim dhe vendvotimi në Prizren për rinumërim”, ka thënë Ahmetaj.

Ahmetaj po ashtu ka kërkuar që disa vendvotime të procesohen si të rregullta.

Ndërkaq, sa i përket votave me kusht, ai ka thënë se numërimi i tyre pritet të nis nesër./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1603580773040342/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme