Google ADS

Qamilja, 23-vjeçarja e rrezikshme që komandon 70 gra shqiptare në ISIS

13:44 | 21 Nëntor 2017
L G

Shifra 2.200 është numri i grave që vlerësohet të jenë pjesë e organizatës së ISIS, prej te cilave 70 jane shqiptare nga ballkani, ndërsa numri i luftëtarëve është mbi 24,000.

Këto shifra sigurisht duhet të përdoren me mjaft kujdes sepse të gjitha informacionet nga territoret irakiane dhe siriane të kontrolluara nga IS që nga viti 2013 vijnë nga burime relativisht të pabesueshme.

70 femrave shqiptare në ISIS, 40 nga Kosova , 2 nga Lugian e Preshevës tjerat nga Maqedonia, Shqiperia dhe Mali i Zi

Shumë nga anëtarët e organizatës janë perëndimore.

Këto janë të famshmit “Muhajirat” (emigrantë) të cilët erdhën në “Xhihad” në Irak dhe Levant. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga burimet e saj te sigurta ka mesuar se 10% e grave ne ISIS jane nga vendet evropiane, që përfaqësojnë rreth 220 gra dhe vajza të reja nga Franca (60), Britania (50), shqiptare 70, vetem nga Kosova (40), pastaj nga Gjermania, Belgjika apo vende të tjera evropiane. Ky konfiguracion është relativisht i jashtëzakonshëm se kurrë më parë, mobilizimet transnacionale xhihadiste kishin numëruar sa më shumë gra në radhët e tyre. Të gjithë iu përgjigjën thirrjes së Al-Bagdadit për të ardhur në këtë territor të ri mysliman, duke justifikuar migrimin në shtëpinë e Islamit si detyrë.

Qamile Tahiri është kjo komandante e re ne radhet e ISIS-it. Nën patronazhin e saj, dhjetëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia erdhën në radhët e shtetit islamik. Dorë e saj e djathtë është mesohet te jete femra tjeter po ashtu nga Kosova Laura Huseni.

Qamile Tahiri vetem 23 vjeç është drejtuese e dhjetra femrave shqiptare në radhe te ISIS-it e cila gjendet në ballë të trajnimit në kampet e grave xhihadiste ne “shteti islamik” në Siri, dhe është konsideruar gjithashtu një nga më radikale e femrave luftëtarëve ISIS nga rajoni.

Gratë e këtij grupi janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç, ndër to ka shumë gra nga perëndimi, të cilët rriten në internet dhe që kanë marrë besimin islam. Trajnimi në këtë brigadë zgjat rreth një muaj, anëtarët mbajnë armë dhe mund të jenë luftëtare ose një lloj policie brenda radhëve të ISIS-it.

Roli i tyre jo vetëm që të jetë “nuset e xhihadistëve”, është menduar, por shumë më e gjerë dhe më e rëndësishme sesa pjesëmarrja në betejat. Roli i tyre është kryesisht për të rekrutuar anëtarë të rijat nga e gjithë bota, kryesisht ne fushebetaja por edhe nëpërmjet internetit. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme