Google ADS

Ngritet aktakuzë për ish drejtorin komunal në Prizren

13:40 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Ilir Baldedaj, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” .

Sipas aktakuzës, i akuzuari Baldedaj në periudhën kohore gusht 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, në cilësinë e drejtorit të Administratës Publike pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për persona tjerë juridik, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit ka lidhur kontrata për emetimin e spoteve reklamues në lidhje me aplikimet online për nevojat e Komunës së Prizrenit, gjegjësisht të Drejtorisë së Administratës Publike, ku janë paguar shuma të të hollave prej 37.450,00 euro, 25.650,00 euro dhe shuma prej 9.800,00 euro.

“Me këto veprime i akuzuari I.B. ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafin 2.4 të KP-së”, ka njoftuar Prokuroria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme