Google ADS

Arsyeja e vërtetë përse në restorante në pjatë gjithmonë ju sjellin një copë majdanozi

13:28 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

A keni pyetur ndonjëherë përse pothuajse bashkë me çdo ushqim në restorant në pjatë ju sjellin edhe një copë majdanozi?

Pos asaj që shumica e kuzhinierëve majdanozin e përdorin si dekorim, ekziston edhe një arsye shumë e rëndësishme për këtë.

Edhe pse shumica e njerëzve e lënë majdanozin në pjatë, sepse e konsiderojnë ekskluzivisht si dekorim, ide më e mirë do të ishte ta fusni në gojë dhe ngadalë ta përtypni.

Pos që pastron qiellzën e gojës, majdanozi freskon gojën dhe neutralizon aromat e pakëndshme të cilat në gojë mbeten pas ushqimit me erëza të forta.

Freskimi i gojës me përtypjen e majdanozit të freskët ka prejardhjen që nga koha e romakëve të vjetër.

Ata pas ushqimit shpesh kanë përtypur majdanoz dhe është e mundshme që ajo është një ndër arsyet përse ka lindur shprehia e vendosjes së një cope të kësaj bime në pjatë në shumë restorante në gjithë botën.

Arsyeja e dytë është dekorimi i ushqimit, mirëpo gjoja kjo ka prejardhje nga mishtoret në kohët e vjetra të cilat rreth mishit të freskët apo të pjekur kanë vënë edhe majdanoz në mënyrë që ushqimi të bëhej më joshës për blerësit.

Më vonë restorantet kanë filluar ta kopjojnë këtë ide, ndërkaq deri në vitin 1915 pothuajse në çdo restorant në pjatë kanë vënë majdanoz. Përse majdanozi është i mirë për aromë të freskët?

Në majdanoz gjendet përqendrim i lartë i klorofilit, dhe pikërisht ai zhduk bakteret në gojë. Ato fillojnë të zhvillohen pas ushqimit, ndërkaq atojanë shkaktari kryesor i erës së keqe.

Majdanozi posaçërisht është mirë të përtypet pasi që të hani ushqime plot me hudhër apo me qepë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme