Lideri suprem Kim Jong Un mbetet kundërshtari i preferuar i Presidentit të SHBA. Pas toneve gati pajtuese, Donald Trump shprehet sërish ashpër. Po cilat sanksione do të pasojnë?
SHBA e kategorizojnë Korenë e Veriut sërish si mbështetëse të terrorizmit. Kjo duhet të kishte ndodhur prej vitesh, tha Presidenti Donald Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Ky hap bën të mundur që kundër Koresë së Veriut të vendosen masa të tjera ndëshkimore. Por nga ana tjetër ai është në një masë të madhe simbolik, sepse SHBA ndjekin që tani në mënyrë masive sanksione kundër Koresë së Veriut. Se për cilat masa ndëshkimore bëhet fjalë, këtë ministria e Financave do ta shpallë të martën, tha Trump.
Tensionet midis Koresë së Veriut dhe SHBA janë shtuar muajt e fundit, pas disa testeve raketore dhe atomike të Koresë së Veriut, e cila është e izoluar ndërkombëtarisht në një masë të madhe. Të dyja palët e mbuluan njëra-tjetrën me kërcënime dhe me retorikë lufte. Koreja e Veriut, sipas të dhënave të saj, punon për ndërtimin e raketave, me të cilat mund të arrijë SHBA. Dy herë deri tani ajo ka lëshuar raketa mbi Japoni.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...