Allegri kërkon më shumë nga Juventusi

12:34 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Raportohet që Massimiliano Allegri ka kërkuar më shumë nga lojtarët e tij të Juventusit në një takim në Vinovo dje.

“Bianconerët” humbën 3 me 2 ndaj Sampdorias në vikend, gjë që do të thotë se mbrojtja e tyre e përkryer ka pranuar 14 gola brenda 13 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.

Ky rezultat lë “Zonjën e Vjetër” me katër pikë prapa Napolit që qëndron në krye të tabelës në Serie A dhe ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që Allegri kërkoi më shumë nga lojtarët e tij.

Edhe pse biseda fytyrë me fytyrë ishte e qetë, trajneri ka thënë skuadrës se ata kanë nevojë për më shumë koncentrim pas një numri të madh gabimesh këtë sezon.

Allegri iu ka thënë lojtarëve të tij se ata duhet të jenë më shumë të balancuar dhe të mos kalojnë në panik kur pësojnë gol, ashtu siç ndodhi kundër Sampdorias.

Derisa tekniku është duke menduar ndryshimin në formacion, ai beson se problemi kryesor është ai mental./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme