ZRrE: Nga viti i ardhshëm nuk do t’i përcaktojmë çmimet e energjisë

12:27 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Është mbajtur sot Forumi i Biznesit me temë “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Petrit Pepaj nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike pasi u prezentua raporti tha se se që nga viti 2004 problemet që kanë qenë kanë filluar të vijnë në nivel.

Ai ka thënë pakoja e re e ligjeve që është miratuar në Kuvend ka shtyrë liberalizimin e tregut, shkruan arbresh.info.

“Që nga 1 prilli ne nuk përcaktojmë çmim për Sharrcem, Ferronikelin dhe Trepçën dhe nga viti i ardhshëm nuk do të përcaktojmë çmimet e energjisë”, ka thënë ai.

Pepaj ka thënë se KEK-u i ka problemet e veta dhe është po mbahet në këmbë me investimet e herëpashershme që po i bëhen.

Sipas tij pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike nuk mund të presim stabilitet dhe zhvillim të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme