Valmir Limani është një 18 vjeçar nga Tërpeza e Vitisë i cili vuan nga sëmundja e leukemisë akute.
Një familjar i tij ka thënë për Arbresh.info se për shërimin e Valmirit janë tri faza të cilat kushtojnë 85 mijë euro.
“Neve sipas të dhënave që na kanë thënë mjekët duhet me i pas 85 mijë euro e kjo i ka tri faza”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Valmiri tashmë ndodhet në Turqi ku është duke pritur edhe analizat e detajizuara.
“Djalin e kemi dërguar në Turqi prej të enjtes, janë duke i bërë analizat dhe krejt i kanë hi detaje. Tash ja kanë bërë biopsinë këtu e nesër na japin analizat në detaje. Jemi duke i pritë rezultatet edhe prej Turqisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, analizat janë bërë në Tiranë dhe në Shkup të cilat kanë vërtetuar se Valmiri vuan nga kjo sëmundje.
“Po është vërtetuar që e ka leukeminë e ka qit edhe Tirana edhe Shkupi, se këta i kanë bërë analizat në Prishtinë pastaj i kanë dërguar në Shkup e tani Shkupi i ka kthyer këto dhe pastaj kemi me i marr përgjigjet prej Stambollit”, është shprehur i afërmi i Valmirit.
Ai falënderon të gjithë njerëzit të cilët janë duke kontribuar që të mbledhin të hollat pasi siç ka thënë Qeveria ka ndarë vetëm një shumë prej 30.000 eurove.
“Na kanë ndihmuar njerëzit shumë dhe i falënderoj gjithë popullin shqiptar dhe përkulemi popullit se qeveria vetëm 30mijë euro na ka nda, çka me bo me 30 mijë euro”, ka thënë ai.
Të gjithë personat vullnet-mirë për t’i ndihmuar Valmirit, mund ta bëjnë këtë përmes kësaj llogarie bankare: NLB Banka, nr i llogarisë 1702003012202177 ose të thirrni në këtë numër +37744/625571./arbresh.info/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...