“Icardi do t’i bashkohet Real Madridit vitin e ardhshëm”

12:17 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi do t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme, të paktën kështu beson ish sulmuesi i Milanit dhe komentatori në ‘Premium Sport’, Daniele Massaro.

Argjentinasi ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 13 gola brenda 15 ndeshjeve për “Nerazzurët” dhe ish reprezentuesi i Italisë, Massaro, beson që ai është i destinuar për transferim në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

“Mund t’i tregoj sot se Mauro Icardi do të jetë sulmues i Real Madridit vitin e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Massaro nga ‘Marca‘.

“Arritja e tij do të jetë për shkak se Karim Benzema është hargjuar”

24-vjeçari iu bashkua gjigantit italian nga Sampdoria katër vite më parë dhe deri tani ka shënuar 91 gola për klubin./arbresh.info/

Të ngjashme