Lionel Messi bllokoi transferimin e Agueros në Real Madrid

11:25 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka thënë Sergio Aguers të mos transferohet në Real Madrid.

Ylli i Manchester Cityt ka qenë i lidhur me transferimin në Bernabeu gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se është një admirues i madh i sulmuesit 29-vjeçar.

Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, ylli i Barcelonës ka ndalur transferimin e Agueros te Real Madridi.

Reprezentuesi i Argjentinës i ka thënë yllit të “Qytetarëve” të mos i bashkohet kampionit spanjoll. Messi e di që Aguero do ta përforcoj Realin dhe si rezultat i kësaj, Barcelona mund të ketë probleme në La Liga.

Aguero ka qenë në formë të mirë këtë sezon nën udhëheqjen e Pep Guardiolas.

Sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe ka krijuar tri asistime brenda të gjitha kompeticioneve.

City qëndron në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se bartësi i pozitës së dytë në Premierë Ligë pas 12 ndeshjeve.

Pas fitores ndaj Leicesterit, skuadra e Guardiolas është e pamposhtur me 11 fitore dhe një barazim./arbresh.info/

Të ngjashme