Zidane kërkon durim nga Dani Ceballos

10:44 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka hedhur poshtë kritikat se nuk është duke iu dhënë shans për të shkëlqyer lojtarëve të rinj në Bernabeu.

Shqetësimet janë ngritur rreth mungesës së kohës në fushë nga Dani Ceballos pavarësisht formës së përzier të lojtarëve të tjerë dhe mungesës së ndryshimeve që tani janë duke u vënë në pyetje, transmeton portali arbresh.info.

“Unë rregullisht flas me të rinjtë për të mësuar se si janë duke operuar”, u ka thënë Zidane gazetarëve para ndeshjes ndaj Nicosias.

“E gjitha që ata kanë nevojë të bëjnë është që të shikojnë te Marco Asensio, i cili u rikthye nga sezoni i shpenzuar në formë huazimi dhe pavarësisht se nuk ka luajtur aq sezonin e kaluar, është në skuadër më shumë këtë sezon”

“Dani Ceballos do të jetë njëjtë si Marcos llorente dhe Achraf Hakimi, ata kanë një të ardhme të madhe para tyre”

“Të luash më pak se lojtarët kryesor, lojtarët më të vlerësuar, është normale dhe nuk do të kaloj kohë e gjatë deri në momentin kur ata të shikojnë pozitën si startues”

Ceballos ka bërë vetëm dy paraqitje në La Liga dhe Ligë të Kampionëve dhe në përgjithësi ka pesë paraqitje deri tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme