Google ADS

Mest Ozil në Schalke?

09:40 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Presidenti i Schalkes, Clemens Tonnies ka pranuar se është ende i interesuar për të sjell mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, sërish në klub.

“Ende kam një raport të mrekullueshëm me Mesutin”, ka thënë Tonnies për gazetën gjermane ‘Kicker’, transmeton portali arbresh.info.

“Ne sigurisht se do të konsiderojmë [rikthimin e tij]. Nëse kjo i përshtatet të dy skuadrave, do të ishte mirë”

“Lojtari mund të thotë se është rikthyer në rrënjët e tij dhe që luan në këtë stadium për këta tifozë dhe për këtë regjion sërish”

“Por, sigurisht kjo nuk do të ndodhë sezonin e ardhshëm”

Mesfushori 29-vjeçar ka shënuar një gol brenda 10 paraqitjeve këtë edicion tek “Topçinjtë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme