Peter Crouch vendos rekord të ri në Premierë Ligë

09:37 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi anglez, Peter Crouch, ka vendosur një rekord në Premier League, duke u paraqitr 143 ndeshje nga banka rezervë.

Crouch u inkuadrua si zëvendësues për Stoke City në barazimi 2 me 2 kundër Brighton & Albion Hove, transmeton arbresh.info.

Tashmë, Crouch ia ka kaluar ish sulmuesit të Newcastle, Shola Ameobi, të vendosur gjatë viteve 2000 dhe 2015.

Por, anglezi nuk është i lumturu me këtë rekord, duke pyetur ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter se a duhet të ndihet krenar për këtë rekord.

Ish reprezentuesi anglez, tashmë 36 vjeçar, është bërë një lojtar kyq për Stoke City por si zëvendësues, pasi tetë nga 18 golat e tij në katër sezonet e fundit kanë ardhur duke u futur në lojë nga banka rezervë.

Ai në këtë sezon ende nuk ka startuar nga minuta e parë, duke shënuar tri gola në nëntë paraqitje si zëvendësues. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme