Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë si Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Gjatë vizitës, Kryetare Trendafilova do të mbajë gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuara.
“Gjatë veprimtarisë informuese, Kryetarja dhe Administratorja do të prezantojnë strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pas prezantimit, do të vijë një seancë pyetje-përgjigjesh me përfaqësues të shoqërisë civile,” thuhet në njoftimin për mediet të Njësisë për Informim dhe Komunikim Publik të këtyre dhomave.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar kanё juridiksion mbi krime kundёr njerёzimit, krime lufte, dhe krime tё tjera tё pёrkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011 të emërtuar si “Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshёm i organeve njerёzore nё Kosovё”.
Ekzistojnë dyshime se në mesin e të akuzuarve do të jenë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...