Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ do të organizojnë forumin e biznesit me temën “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”.
Në këtë forum biznesi përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucional dhe atyre nga sfera e biznesit Kosovar, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarët e KEDS-it, KEK-ut dhe Zyra e Rregullatorit për Energji që nga këndvështrimi i tyre të diskutojnë mundësitë e tejkalimit të kësaj gjendje dhe potencialisht bizneseve tu ofrohet një ambient më i përshtatshëm që të ushtrojnë aktivitetin e tyre biznesor.
Organizimi i këtij forumi biznesi ka për qëllim që t’u mundësojë biznesve që të flasin haptas për njërën ndër barrierat kryesore që ata kanë, dhe që është kostoja e lartë e energjisë elektrike.
Gjithashtu, do të jetë një mundësi e mirë për diskutuar mes akterëve relevant shkallën e problemit që paraqet kjo komponentë, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit në tejkalimin e barrierave të të bërit biznes.
OEK-u dhe GIZ gjatë këtij forumi biznesi do të prezantojnë rezultatet e të gjeturave nga studimi me kompanitë që kanë ranguar “koston e energjisë” në mesin e barrierave më të mëdha të të bërit biznes.
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator