Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj disa publikimeve që janë postuar sot në portalet në vend.
Ai ka thënë se pasi ata po e dinë që edhe votat me kusht e konfirmojnë fitoren e VV-së në Prishtinë sipas tij po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë./arbresh.info/
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë. Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta te krejt ketyre të mbêshtetura prej portaleve kriminele nuk patën sukses.
Tash kur po e dijnë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë.
Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen me të cilen nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi