Xhaka: Arsenali mund të kap Manchester Cityn në ‘luftën’ për titull

21:21 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

Arsenali ende mund të garojë me Manchester City për titullin e Premierligës pas fitores impressive kundër Tottenham në derbin e Londrës.

Granit Xhaka në një intersvitë për Sky Sport, ka deklaruar se gjithçka është e mundur në futboll dhe thotë se City nuk e ka të garantuar këtë ecuri briliante.

Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 11 ndeshje nga 12 të zhvilluara dhe tashmë kanë një epërsi prej 8 pikëve nga pozita e dytë, që është Manchester United.

Topxhinjtë tashmë kanë 22 pikë pas fitores 2 me 0 në Emirates dhe Xhaka beson se skuadra e tij mund të garojë me Cityn deri në fund.

“Unë mendoj se në futboll mund të ndodh gjithçka”, tha Xhaka për Sky Sports.

“Manchester City për momentin janë në një ecuri tejet të mirë dhe të tjerët kanë lëshuar pikë, gjë që ata nuk e kanë bërë por është e kuptueshme se edhe ata do të lëshojnë pikë”, shtoi mesfushori zviceran.

City deri më tani ka lëshuar vetëm dy pikë dhe po ashtu janë të pa mposhtur në Ligën e Kampionëve.

“Ata ndoshta nuk do të vazhdojnë kështu me këtë formë. Por, qëllimi ynë është të fokusohemi në vetën, ne e dimë se duhet të punojmë dhe jemi të bindur se mund të garojmë në nivelet më të larta”, përfundoi Xhaka.

Xhaka luajti për 90 minuta në derbin kundër Tottenhamit dhe ishte ndëshkuar me karton të verdh. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme