PSG presion Coutinhos që mos ta pranojë asnjë ofertë deri në verë

20:43 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain dëshiron që ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho të shtyjë çdo plan largimi deri në fund të këtij sezoni.

Ylli brazilian i Redsave është duke shkëlqyer te skuadra angleze që nga transferimi i tij nga Interi para disa viteve.

Paraqitjet e tij brilante kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas mediumit francez Telefoot, me gazetarin e tyre Julien Maynard, raportojnë se Coutinho “është prioritet kryesor për PSG-në verën e ardhshme”.

Megjithatë, ai pranon se klubi i madh francez së pari do të duhet të largojë një nga superyjet e tyre për të bërë vend për brazilianin.

Thiago Silva ka thënë se do të donte të mirëpresë Coutinhon në radhët e tyre, megjithatë Maynard thotë në Twitter se ylli i Redsave ende preferon transferimin te Barcelona.

Barça tashmë ka paraqitur ofertën e janarit për brazilianin, e cila tashmë është hedhur poshtë, por pritet që të bëhet oferta e re.

Ndryshe, për Coutinhon interesim ka shprehur edhe gjiganti italian, Juventusi dhe ai gjerman, Bayern Munichu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme