Merkel e gatshme për zgjedhje të parakohshme

20:05 | 20 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se do të preferonte që vendi të shkonte në zgjedhje të reja.

Dështimi i bisedimeve për koalicion e ka zhytur Gjermaninë në një krizë politike, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye për të dhënë dorëheqje nga pozita e saj, pavarësisht nga negociatate  dështuara.

Të dielën në mbrëmje, partia liberale FDP u tërhoq nga bisedimet me bllokun CDU-CSU dhe partia e Gjelbërt.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje partive të “rishqyrtojnë qëndrimet e tyre” dhe të gjejnë kompromis për “mirëqenien” e Gjermanisë.

Merkel është duke u përballur me sfidën e saj më të madhe në 12 vjet si kancelare.

“Rruga drejt formimit të një qeverie po dëshmon më shumë se çdonjëri prej nesh dëshironte,” tha ajo për transmetuesin gjerman, ARD.

Ajo ka theksuar se është “skeptike” për një qeveri të pakicës, ndërsa ka shtuar se “zgjedhjet e reja do të ishin rruga e duhur”.

Gjermania vazhdon të mbetet pa qeveri edhe tre muaj pas zgjedhjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme